Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur në Gjermani, tregon për aventurën e re tek FC Hermannstadt, ku duket i lumtur për këtë kalim, ndërsa zbulon se pse zgjodhi futbollin rumun para atij të Kosovës apo Maqedonisë së Veriut.
“Për mua është diçka e re, pasi është hera e parë që jam në Rumani, në një qytet shumë ndryshe nga Tirana. Gjithsesi më kanë pritur shumë mirë, si lojtarët dhe stafi. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi dhe uroj të më shkojë mbarë. Synimet e mia janë të ndihmoj ekipin me gola apo asiste. Është një situatë e vështirë, pasi jemi në garë si për play-out, por mund të luftojmë dhe në play-off.
Trajneri pati shumë dëshirë të jem pjesë e këtij klubi dhe natyrisht që Rumania është një kampionat shumë i fortë. Kjo ishte arsyeja pse e shoh më lart se Maqedonia dhe Kosova“. Tek ekipi i ri Limaj nuk i ndahet numrit 10-të, ndërsa tregon dhe batutën e drejtorit sportiv në momentin kur zgjodhi numrin që do të mbajë mbi shpinë.
“Është vlerësim i madh që më dhanë numrin 10. Drejtori bëri një batutë dhe më tha: ‘A do e mbash dot presionin?‘ dhe i thashë që e kam patur dhe te Tirana, ndaj nuk është problem. Por nuk luan numri, në fushë nuk e mban mendjen te numri, por duhet ta tregosh në fushë“. Ky sezon ishte larg pritshmërive për Limajn, i cili ndryshe nga edicioni i shkuar nuk gjeti shumë hapësira.
Mesfushori tregon arsyet që sipas tij ndikuan, por tregohet i sinqertë se nuk ka asnjë peng për largimin e tij nga Shqipëria. “E nisa sezonin me dëmtime që më kanë lënë pas në stërvitje. Më vonë isha në formë, por zgjedhjet i takojnë trajnerit dhe nuk mund të them pse. Jo, nuk mund të them se u largova me një peng nga Shqipëria.
Lexo edhe:
- Eneo Bitri rrëfen eksperiencën çeke dhe “pengun” e sezonit me Partizanin
- Mbylli aventurën në Turqi, portieri i kombëtares rikthehet në Superiore
- Rumania, batuta e drejtorit dhe Tirana/ Limaj për SuperSport: Kurrë te Partizani!
- Nga Spanja në Turqi, Januzaj habit me destinacionin e ri
Vjet kalova një vit shumë të mirë në aspektin personal, morëm dhe titullin kampion. Jam i lumtur“. Zërat e merkatos e lidhën me Partizanin, por Limaj zbulon se nuk ka qenë asnjëherë në bisedime me të kuqtë. Ndërkohë i përgjigjet dhe pyetjes nëse një ditë do të veshë fanellën e kuqe nëse do i jepet mundësia.
“Nuk kam qenë në bisedime me Partizanin. Kam patur si qëllim të shkoj në një kampionat më të fortë dhe këtë e realizova. A do iki ndonjëherë tek Partizani? Në jetë nuk i dihet, por për respekt që kam kaluar mirë te Tirana nuk besoj se do jem një ditë pjesë e Partizanit.
Pavarësisht largimeve për 26-vjeçarin Tirana është kampione e padiskutueshme. “Ka patur shumë largime me peshë, si Xhixha, Ismajlgeci, lojtarë shumë të mirë, por Tirana ka bërë afrime të mira, me kualitet dhe jam i sigurt që edhe këtë vit do të shpallet Tirana kampion”.
Limaj u transferua në Shqipëri në edicionin 2017-2018 duke zbarkuar tek Bylis, për të kaluar për tre edicione më pas tek Kukësi ku fitoi Kupën e Shqipërisë, para se të bëhej pjesë e Tiranës, ku festoi titullin dhe Superkupën e Shqipërisë.
