Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Rusi 2018”, emocionet e play off-it, nga Amerika në Oqeani

Në dy javët e ardhshme 18 përfaqësuese nga e gjithë bota do të tentojnë shansin e tyre të fundit për të prerë 1 nga 9 biletat që janë ende në lojë për Botërorin “Rusi 2018”. Disa ekipe me traditë si Italia, Kroacia, por edhe skuadra më më pak emër do të tentojnë deri në fund për t’u përfaqësuar ne skenën më pretigjioze të këtij sporti. Kështu, ndryshe nga Kontinenti Europian, ku faza e grupeve ka përfunduar dhe tashmë luhet vetëm për play off, në Afrikë përfaqësueset luajnë ende për këtë faze. Janë edhe tri bileta të lira, me Tunizinë që ka ende shanse për të marrë kryesimin e Grupit A, në rast se merr qoftë edhe një pikë përballë Libisë së vendit të parë. Në Grupin C, Bregu i Fildishtë, që nuk mungon në Botëror që nga viti 2006, duhet të triumfojë në transfertën e Marokut, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin. Ndërkohë, në Grupin D, Senegalit i nevojiten të paktën dy pikë në dy ndeshjet përballë Afrikës së Jugut, nëse dëshiron të shkojë në Rusi.

Azi-CONCACAF

Në Konfederatën Aziatike dhe CONCACAF situata paraqitet më e tendosur, duke qenë se në lojë është vetëm një biletë, që do të vendoset pikërisht mes Australisë dhe Honduarasit në ndeshjet e play off-it.

Oqeani -Amerikë e Jugut

Të fundit, por jo më pak të rëndisishme, janë edhe konfederatat e Oqeanisë dhe Amerikës së jugut. Zelanda e Re do të ketë përballë Perunë, që do të tentojë kuaklfikimin e parë në Boteror, që nga viti 1982. Pikërisht nga ky cift do të mësohet edhe emri i skuadrës së fundit që kualifikohet në “Rusi 2018”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...