Rusi 2018

Rusi 2018, shansi i fundit për Messin e Ronaldon për të fituar një Kupë Bote

Skena më prestigjioze e futbollit, kompeticioni i Botërorit Rusi 2018 do të shohë protagonistët e përhershëm favoritë për titull si Brazili Gjermania apo Franca  të luftojnë mes tyre drejt objektivit madhor. Por përtej betejës në rang përfaqësuesesh Kupa e Botës do të shohë edhe njeherë tjetër rivalitetin e përjetshëm mes dy ikonave të futbollit që do të tentojnë të superojnë njëri-tjetrin për të lënë impresionin më të mirë në këtë kompeticion.Lionel Messi do të jetë 35-vjeç kur në Katar të zhvillohet Botërori i 2022-it ndërsa Cristiano Ronaldo 37. Mes tyre është ndarë për plot 10 herë trofeu prestigjioz i Topit të Artë por për të qënë realist ky është vërtetë shansi i fundit për këta dy gjigandë të futbollit modern për të krijuar një impakt magjik në këtë skenë madhore për t’u kujtuar nga Rusi 2018 siç kujtohet ende sot Pelé në Botërorin 1970 apo Diego Maradona në Botërorin e Meksikë 1986. Magjia e këtyre dy lojtarëve na ka përfshirë në dekadën e fundit dhe sado që vitet ikin e koha kalon për të gjithë shpresat tona janë që edhe njëherë tjetër turneu më i rëndësishëm në Botë të dominohet nga ata të dy partnerët rivalë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo.

 

To Top