Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

Rusia bën prapakthehu, qëndron në UEFA, grup pune për të hequr pezullimin

FUTEBOL - Decisao da UEFA quanto a participacao do FC Porto na Liga dos Campeoes edicao 08/09: sede da UEFA. Nyon, Suica. Sexta, 13 de Junho de 2008. (ASF/EDUARDO OLIVEIRA)

Federata e futbollit të Rusisë u tërhoq dhe vendosi të qëndrojë në UEFA pas kërcënimeve se do t’i bashkohej konfederatës aziatike.

Federata Ruse (RFS) njoftoi se synon të formojë një grup pune me UEFA-n për të organizuar një rikthim në garat ndërkombëtare (10 muaj më parë, që nga pushtimi i Ukrainës, sporti rus u pezullua nga garat ndërkombëtare).

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ruse ka marrë vendimin për t’i propozuar UEFA-s formimin e një grupi pune për të zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur çështjen e kthimit të klubeve dhe ekipeve kombëtare ruse në turnetë zyrtarë ndërkombëtare,” tha presidenti i Federatës Ruse, Alexander Dioukov.

Zyrtari shtoi se tre përfaqësues nga UEFA, FIFA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të ftohen të marrin pjesë në këtë grup pune për të zhbllokuar, për shembull pjesëmarrjen në kualifikueset e Kupën së Botës 2026.

RFS kohët e fundit kishte lënë të kuptohet se mund të largohej nga UEFA për t’u bashkuar me Konfederatën e Futbollit Aziatik (AFC), por kjo do të kishte pasoja të rënda financiare për klubet ruse.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...