Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rusia po punon për rikthimin në FIFA dhe UEFA, gjithçka mbetet në pikëpyetje

Për shkak të luftës së nisur në Ukrainë shkurtin e vitit të kaluar, FIFA dhe UEFA morën vendimin ekstrem për të përjashtuar përfaqësuesen e Rusisë, por edhe ekipet e tyre.

Së fundmi, Denis Rogachev, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Federatës Ruse të Futbollit, foli për një rikthim të mundshëm të ekipeve ruse në garat e UEFA-s dhe FIFA-s.

Lexo edhe: 

“Jemi në bisedime dhe tani nuk mund të shtoj asgjë të re nga ajo çfarë është mësuar. Është krijuar një grup pune, ka një proces negociatash për rikthimin gradual të futbollit rus, kryesisht me UEFA dhe më pas në FIFA. Nuk mund të flas për asnjë detaj, por mendoj se rikthimi i të drejtave tona është prioritet për të ruajtur pozicionin tonë në futbollin europian. Megjithatë, ne po shqyrtojmë të gjitha skenarët.” – tha ai.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...