Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rusia sfidon Italinë dhe Turqinë për Euro 2032, Federata tenton të joshë lojtarët e huaj

Futbolli rus është paralizuar si pasojë e pezullimit të kombëtares dhe klubeve ruse nga FIFA dhe UEFA. Vendimi drastik erdhi si pasojë e masakrave që po shkakton ushtria e Vladimir Putin në Ukrainë.

Rusët kanë reaguar dhe me anë të një kërkese zyrtare kanë hedhur kandidaturën për organizimin e Euro 2028 ose Euro 2032. UEFA deklaroi se në garë për Euro 2032 janë edhe Italia me Turqinë, teksa për Euro 2028 kandidojnë Rusia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar+Irlanda.

Ndërkohë, Rusia ka miratuar rritjen e numrit të futbollistëve të huaj që mund të luajnë në futbollin vendas, që deri sot ka qenë tetë të huaj të regjistruar për ekip.

Me anë të një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ruse të Futbollit (RFU), nga sezoni i ardhshëm çdo skuadër ruse mund të regjistrojë 13 lojtarë të huaj, nga të cilët 8 mund të zbresin në fushë.

Një kërkesë themelore për regjistrimin e ekipeve është që të ketë të paktën 12 lojtarë rusë në skuadër. Një ndryshim që ndodh në situatën kur lojtarët e huaj janë larguar nga klubet ruse pas luftës në Ukrainë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...