Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Veterani Cahill dërgon Australinë në Play-off

Australia siguroi një vend në play off, duke iu afruar edhe më shumë kualifikimit në finalet e “Rusi 2018”. Përfaqësuesja e “kangurëve” mposhti 2-1 në kohën shtesë Sirinë dhe tashmë pret përfundimin e eliminatoreve të Amerikës Qëndrore dhe Veriore për të mësuar kundërshtarin në play off. Aktualisht vendin e katërt të CONCACAF-it e mban Panamaja.

Heroi i Australisë rezultoi veterani Tim Cahill, që përmbysi avantazhin e përkohshëm të sirianëve të arritur që në minutën e 6-të falë golit të Omar al-Soma. 37-vjecari barazoi shifrat në të 13-ën, ndërsa deri në përfundim të kohës së rregullt nuk pati ndryshim tjetër rezultati. Për të përcaktuar skuadrën që do të vijonte më tej do të luheshin edhe dy pjesë me nga 15 minuta. Pikërisht në minutën e 109-të, teksa Siria ishte me një lojtar më pak, Cahill realizoi golin që i dha kualifikimin Australisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...