Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Rustami: Vëmendja jonë e gjitha te Luftëtari

2019-ta e Kastriotit nisi ashtu siç u mbyll 2018-ta, me humbje. Megjithatë për momentin për krutanët, prioritet ka kampionati dhe jo Kupa e Shqipërisë. Pas disfatës me shifrat 2-4 për të folur përpara mediave nuk doli trajneri i sapoemëruar Bledar Devolli por zëvendësi i tij Shkëlzen Rustami i cili e analizoi kështu sfidën ndaj të kuqëve të Gegës.

E nisët mirë takimin…

“E kishim vlerësuar ndeshjen, filloi mirë, edhe me golin. Objektivi jonë është kampionati. Qëllimi është ndeshja në Gjirokastër. Ndoshta mund të pretendonim më tepër, por gjithsesi, qëllimi jonë është ndeshja e kampionatit, për të arritur rezultat pozitiv. ”

Janë larguar shumë lojtarë?

“Edhe ky ka qenë problem, sepse kemi pasur gati 12 largime. Presim akoma, edhe këtë javë për të marrë një portier dhe një qendërmbrojtës. Për të arritur objektivin. ”

Keni besim që mund të qëndroni?

“Ndeshja në Gjirokastër për ne është shumë e rëndësishme, duke ditur që edhe ajo ka problemet e veta. Do të motivohemi dhe do të stërvitemi që nesër.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...