Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Sa do doja të ishim edhe ne në garë për Mbappe”, Xavi kujtohet vonë

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë financiar, klubi ka probleme të shumta për të zgjidhur dhe ky është shkaku pse drejtuesit katalanas nuk u përfshinë në garën për shërbimet e Kylian Mbappe apo Erling Haaland.

I pari refuzoi Real Madrid dhe zgjodhi të qëndronte në Paris, ndërsa bomberi viking zgjodhi të vijojë karrierën te Manchester City. Gjithsesi, Barcelona po tenton të sigurojë Robert Lewandowski, një përforcim cilësor dhe fantastik.

Trajneri i skuadrës katalanase, Xavi komentoi rinovimin e Mbappe me PSG-në, duke theksuar se do kishte dëshiruar që edhe Barcelona të përfshihej në garën për shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar.

Rëndësi ka që Mbappe të jetë i lumtur, të ndihet i tillë. Do të më pëlqente shumë të tentonim afrimin e tij, por situata është kjo që është. Presidenti ynë ishte i qartë, duke na thënë që nuk kishim shanse të garonim për Mbappe apo Haaland”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...