“Sa e bukur Tirana, njerëzit të dashur”, gazetari i Supersport zbulon mbresat e legjendës së Milanit

Në një lidhje me Supersport, gazetari Sokol Xhihani zbuloi një prapaskenë në lidhje me Zvonimir Boban, një nga emrat e mëdhenj që do të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të shijuar nga afër Roma-Feyenoord, finalen e Conference League.
Kroati i famshëm, i cili mban postin e shefit të futbollit në UEFA, ka krijuar mbresa të veçanta nga Shqipëria dhe njerëzit këtu. “Është një nga idhujt e mi, doja t’i bëja një intervistë për Supersport Digitalb, por nuk lejohet nga UEFA. Vetëm presidenti Ceferin mund të flasë”, deklaroi gazetari i Supersport.
“Ai u shpreh se Tirana qenka qytet shumë i bukur, e meriton një finale të tillë. Mbresat më të mëdha i kishte për Tiranën: qytet fantastik dhe njerëz të dashur”, deklaroi Xhihani në lidhje me ish-lojtarin e njohur të Milanit.
Finalja Roma-Feyenoord do të fillojë prej orës 21:00 dhe do të transmetohet në Supersport 2.
