Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sa e vështirë që një “bomber” të shkëlqejë si trajner, Altach shkarkon ish-sulmuesin e famshëm

Mbyllet brenda pak muajsh përvoja e parë si trajner e Miroslav Kloses. Ish-sulmuesi i famshëm i Gjermanisë është shkarkuar nga skuadra austriake Altach.

Një vendim surprizë pas barazimit të marrë në javën e fundit skuadrës kryeusese Red Bull Salzburg. Me sa duket, drejtuesit kanë vendosur të përfitojnë nga pauza për të gjetur një alternativë të besueshme për rolin e trajnerit.

Lexo edhe:

Altach aktualisht zë vendin e fundit me vetëm 17 pikë të grumbulluara në 22 ndeshje: 4 fitore, 5 barazime e 13 humbje.

“Gjatë analizave tona, ne arritëm në përfundimin se ekipit i duhet një moment i ri për të arritur sigurinë”, tha drejtori sportiv, Georg Festetics.

Para se të merrte drejtimin e Altach verën e kaluar, Klose punoi te Bayerni i Mynihut si ndihmës i trajnerit aktual të kombëtares, Hansi Flick.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...