Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Sa e vështirë të ndahesh me atë që dashuron”, Zhang: Oaktree, duajeni Interin!

Steven Zhang nuk është më presidenti i Interit. 32-vjeçari kinez ka reaguar në rrjetet sociale pas transferimit të pronësisë së kampionëve të Italisë te fondi amerikan Oaktree, ku ndër të tjera shkruan:

Lamtumirat nuk janë kurrë të lehta, sidomos kur duhet t’i thuash lamtumirë dikujt që dashuron. Në fillim të presidencës sime premtova se do ta ktheja Interin në krye, ku ka qenë gjithmonë.

Bota unike zikaltër më pranoi menjëherë, duke më mbushur me pasion, gëzim dhe shumë dashuri. Që atëherë jam rritur shumë në planin personal dhe do ju mbaj përgjithmonë në zemrën time.

Lexo edhe:

Ylli i dytë legjendar është dëshmi e suksesit tonë. Pas investimeve të rëndësishme, Interi është shndërruar në një klub modern, inovativ dhe fitues.

Falë Interit kam gjetur njerëz që janë si familje për mua sot. Atyre që do ta çojnë klubin përpara, ju lutem duajeni Interin tonë dhe mbrojini interistët.

Për mua ishte nderi më i madh i jetës sime. Forca Inter! Gjithmonë njëri prej jush, Steven”.

“Keqardhje për Zhang”, Moratti ka një thirrje për pronarët e rinj të Interit

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....