Sevilla është skuadra rekordmene e Europa League. Andaluzianët kanë fituar 6 finalet e luajtura, ndërkohë që përballë Romës do të synojnë triumfin në këtë kompeticion për herë të shtatë.
Sevilla-Roma do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit (31 maj), finale që do të transmetohet në SuperSport. Mesfushori i skuadrës spanjolle, Ivan Rakitic ka një admirim të madh për Jose Mourinhon, trajnerin kundërshtar.
Lexo edhe:
- Bayern kthehet nga City, kërkon sulmuesin kampion bote
- PSG mendon seriozisht për Hernandez, nisin kontaktet e para
- Mesfushori i Wolves refuzon Arsenal-in, pret vetëm ofertën e Barcelonës
- Dikur titullarë, sot të padëshiruar, Marseille nxjerr në merkato dy lojtarë
“Kam luajtur shumë herë kundër skuadrave të Mourinhos. Është për të ardhur keq që nuk kemi punuar kurrë bashkë, do të ishte fantastike ta kisha trajner.
Do të më pëlqente shumë ta njihja në jetën e përditshme, por nuk ka qenë kurrë e mundur. E respektoj shumë, mendoj se është një nga trajnerët më të mirë të historisë së futbollit.
I njoh mirë skuadrat e tij, do e kemi të vështirë kundër Romës, por do të jetë kënaqësi ta takoj dhe përshëndes. Ai është një mjeshtër! Shpresoj të argëtohemi dhe në fund të fitojmë ne”, theksoi kroati i Sevillas.
