Sportistët e suksesshëm, përveç famës botërore, përfitojnë edhe të ardhura të larta, ndaj kanë mundësinë t’i lejojnë vetes shpenzime të larta për aksesorë si orët e dorës.
Faqja e Instagramit @insaneluxurylife ka vëzhguar një pjesë të madhe të sportistëve të famshëm, për të identifikuar orët që ata mbajnë në dorë dhe çmimin e tyre.
Cristiano Ronaldo është sportisti më “i fiksuar” pas orëve dhe në koleksionin e tij numëron disa të tilla, që kushtojnë qindra mijëra euro, madje njëra kap shifrën e 1 milion eurove.