Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Kapiteni i Tottenhamit dhe kombëtares angleze, shënon rregullisht prej vitesh.
Bayern Munchen e pëlqen dhe do të nisë një ofensivë për shërbimet e tij gjatë merkatos së verës.
29-vjeçarin e do prej kohësh edhe Manchester United, gati t’i plotësojë çdo dëshira për ta patur në “Old Trafford”.
LEXO EDHE:
- Të shtëna dhe mesazh kërcënues për Messin më Argjentinë
- Roma po kërkon një zëvendësues për Rui Patricion
- Camavinga pranë rekordit absolut që mbahet nga bashkëkombësi i tij
- Mehmeti e nis me “këmbë të mbarë” tek Dinamo, Skënderbeu ngec në transfertë
Ndërkohë, Football Insider raporton se drejtuesit e Tottenhamit kërkojnë 100 milionë paund për ta lënë të lirë.
Kane ka kontratë me Spurs deri në verën e vitit 2024. Rinovimi është i vështirë dhe klubi londinez pritet ta shesë në verë.
