Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sa shumë klube e duan Conten, e ardhmja në pikëpyetje!

I sigurtë deri më tani është vetëm rikthimi në detyrën si trajner po se ku, ende mbetet një mister. Me dilemën e destinacionit të ri që duket se do të lajmërohet vetëm në përfundim të sezonit ish tekniku i Chelseat Antonio Conte është përfolur gjerësisht ditët e fundit në media për disa alternativa mbi të ardhmen e tij, por mesa duket pyetja e madhe ende nuk ka marrë përgjigje. Cilën skuadër do të drejtojë Conte? Flitet edhe për një rikthim hipotetik tek Juventusi ndërkohë që pretendentwt për të marrë shërbimet e tij janë të shumta në numër. Vetëm në Itali rreshtohen skuadra si Roma, Interi dhe orët e fundit edhe bardhezinjtë e Juventusit pavarësisht deklaratës së Allegrit se do të qëndrojë dhe konfirmimit të Agnellit, ndërkohë që në Europë, Bayerni i Mynihut qëndron gjithashtu në rradhë. Sidoqoftë deri më tani pista me probabilitetin më të lartë paraqitet ajo e verdhekuqve të Romës ndërkohë që edhe tek Interi emri i tij vijon të mbetet shumë atraktiv. Nuk përjashtohen edhe kontaktet me Anglinë. Gjeografia e klubeve që dëshirojnë shërbimet e trajnerit italian është e shtrirë në kontinentin europian, por sikundër thamë misteri do të zgjidhet me uljen  e siparit të këtij edicioni.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...