Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sa shumë lëvizje te Roma, Manolas drejt Chelsea-t

Roma është shndërruar në një kantier të hapur, me lojtarë që ikin e vijnë. Tifozët tashmë po bëhen gati për të përqafuar afrimin e Pastores, por edhe atë të Justin Kluivert.  Ndërkohë, disa të tjerë nuk e kanë pritur mirë largimin e Nainggolan, i cili tashmë është një lojtar i Interit, por nuk mbaron me kaq. Verdhekuqtë me shumë mundësi do të humbasin edhe shërbimet e një tjetër elementi shumë të rëndësishëm, atë të mbrojtësit Kostas Manolas. Për grekun ka shfaqur interes Chelsea. Blutë e Londrës kanë gati një ofertë të parefuzueshme: 5 milionë euro në sezon për Manolas, ndërsa 36 milionë euro, që është klauzola e largimit, shkojnë për Romën.

Verdhekuqtë nuk duan që Manolas t’i braktisë, por rregullat e Fair Play-t Financiar i detyron drejtuesit e klubit të heqin dorë nga shërbimet e 27-vjeçarit. Afrimi i mbrojtësit grek është një prej dëshirave kryesore të teknikut Maurizio Sarri, i cili, gradualisht, do të fillojë të kristalizojë grupin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm në premier league.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...