Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sa shumë sfida në Supersport, spikasin Sheffield United-Chelsea dhe Valladolid-Barcelona!

E shtuna e futbollit në Supersport nuk është vetëm Juventus-Atalanta pasi të gjitha kampionatet kryesore vinë me sfida të rëndësishme që mund të përcaktojnë shumë përsa u përket fateve të sezonit. Në Premier League dita nis me sfidën Liverpool-Burnley që do të luhet në orën 16:00. Të kuqtë synojnë të kalojnë shifrën e 100 pikëve në këtë sezon dhe do të bëjnë gjithçka për të fituar edhe 4 sfidat e mbetura. Ndaj Burnley që është në pozita komode por që shpreson të sigurojë një biletë për në Europa League, Liverpooli duhet të djersijë për të marrë tre pikët. Në orën 18:30 do të jetë momenti i Chelsea-t që ka një transfertë delikate ndaj Sheffield United, ku tre pikët mund t’i afrojnë më shumë me objektivin Champions londinezët e Frank Lampard, edhe pse duhet theksuar se skuadra nga Bramall Lane ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer deri tani dhe është në garë për vendin e 6-të dhe 7-të pozicione që të çojnë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Në mbrëmje Manchester City i Pep Guardiolës që është me sy e veshë nga KAS-i i Lozanës në pritje të përgjigjes nëse do të marrë pjesë apo jo, sezonin e ardhshëm në Champions League, luan në transfertë ndaj Brighton. Në Serie A, java e 32-të do të nisë me përballjen Lazio-Sassuolo, me bardhekaltrit që luajnë shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për titull deri në fund. Ndërkohë Roma në orën 19:30 do të sfidojë në transfertë Brescian. Në Spanjë, java e 35-të i ka lënë shumë shpejt vendin raundit të 36-të që vjen me dy sfida intriguese këtë të shtunë. Barcelona për të shpresuar ende te objektivi titull, duhet të triumfojë në transfertën ndaj Real Valladolid, ndërsa Atletico Madrid në orën 22:00 do të presë në shtëpi Real Betis dhe nëse fiton mund të sigurojë edhe matematikisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...