Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sabien Lilaj feston sërish, skuadra e tij fiton Kupën e Azerbajxhanit

U largua nga Skënderbeu në verë, për t’iu bashkuar skuadrës azere të Gabalës, por Sabien Lilaj nuk e ka humbur lidhjen me titujt e fituar, pasi sot ekipi i tij ia doli të ngrejë lart Kupën e Azerbajxhanit.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ndoqi nga tribuna ndeshjen finale mes Gabalës dhe Sumqyitit, pasi ishte i pezulluar, ndërsa shokët e tij arritën të fitojnë me rezultatin minimal 1-0.

Ky është trofeu i parë në Azerbajxhan me Gabalan për Lilajn, i 12-ti në total për mesfushorin korçar, i cili numëron 6 tituj kampion në Shqipëri, 5 me Skënderbeun dhe 1 me Tiranën, si dhe 2 Kupa (nga 1 me Tiranën dhe Skënderbeun) si dhe 3 Superkupa (1 me Tiranën dhe 2 me Skënderbeun).

Kujtojmë që pak ditë më parë, një tjetër shqiptar festoi titullin kampion në Azerbajxhan. Bëhet fjalë për Ansi Agollin, i cili iu bashkua festës së titullit të Qarabagut, skuadër me të cilën luajti për 9 sezone, deri në mars të këtij viti.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...