Mesfushori Marsel Sabitzer ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola me fanellën e Mancheter United, që kur iu bashkua ‘djajve të kuq’ në janar të këtij viti, në huazim nga Bayerni i Mynihut.
Performanca e austriakut është vlerësuar shumë nga trajneri Ten Haag, i cili ka autorizuar drejtuesit e klubit anglez, të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të Sabitzer.
Lexo edhe:
- “Do i jap para nga rroga ime”, Martinez: Messi le të vijë tek Aston Villa!
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Në Champions pas 20 vitesh, trajneri i Newcastle ul entuziazmin: Mos prisni merkato të “çmendur”
- Arteta zbulon zëvendësuesin e Xhakës, në shënjestër kapiteni i rivalëve të Premier League
Në marrëveshjen e huazimit, është parashikuar edhe blerja e mundshme e mesfushorit, por për këtë Manchester United do të duhet të paguajë 25 milionë euro në arkat e Bayernit të Mynihut.
Gjermanët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre, që nuk kanë ndërmend të negociojnë dhe të ulin asnjë cent nga shifra e dakordësuar, ndaj tani u takon drejtuesve të Manchester United të vendosin.
