Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Sadiku dëshira e madhe për sulmin, e kërkon klubi me stadiumin më të vjetër

Armando Sadiku shënoi gjashtë gola me Las Palmas në sezonin e fundit, ekip me të cilin luajti në duelet “play-off” për t’u ngjitur në La Liga. Objektivi nuk u arrit, ndërkohë që sulmuesi nga Elbasani del lojtar i lirë më 1 korrik.

31-vjeçari filloi të shënonte dhe arriti një formë të mirë në fundin e sezonit, drejtuesit e Las Palmas i ofruan rinovimin, por deri tani nuk ka asnjë akord. Gjithsesi, lojtari i kombëtares shqiptare mund të vijojë të qëndrojë në La Liga 2.

Onda Cero shkruan se për Sadikun ka interesim nga Sporting Gijon. Emri i lojtarit shqiptar ndodhet në krye të listës së dëshirave të Javi Rico, drejtorit sportiv të klubit asturian.

Gijon ka ambicie të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll. Sezoni i fundit ishte për t’u harruar, djemtë e Abelardos u renditën në vend të 17-të, ndërsa drejtuesit po punojnë për të përforcuar skuadrën.

Nëse gjendet gjuha e përbashkët, Sadiku do të luajë prej sezonit të ardhshëm në “El Molinon”, stadiumin më të vjetër në Spanjë, në përdorim që nga viti 1908.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...