Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sadiku drejt Trabzonsporit, zbulohen shifrat e transferimit

E ardhmja e Armando Sadikut projektohet në Turqi, në radhët e Trabzonsporit, skuadër që e mbyll kampionatin në vendin e katërt.

Prezidenti i klubit me qendër në qytetin e Trabzonit, i vendosur në brigjet e Detit të Zi, Ahmet Agaoglu, ka urdhëruar vartësit e tij të mbledhin informacione të detajuara për sulmuesin shqiptar, që është në pronësi të Levantes (deri në vitin 2020) e që në gjysmën e dytë të sezonit që sapo u mbyll luajti në formë huazimi te Lugano në Zvicër.

Konkluzionet e specialistëve të Trabzonsporit kanë qenë pozitive për “bomberin” shqiptar e tashmë vendimin e fundit për transferimin e tij do ta marrë trajneri Unal Karaman.

Mësohet se Levante e vlerëson sulmuesin shqiptar 750 mijë euro, por drejtuesit e Trabzonsporit shpresojnë që çmimi të ulët në 500 mijë euro. Sa i përket pagës së sulmuesit, mësohet se ai do të përfitojë plot 750 mijë euro në sezon.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...