Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sadiku: Dua Serinë A dhe një tjetër Europian me Shqipërinë

I ndodhur me pushime në Shqipëri, Armando Sadiku ka qenë mysafir në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, ku ka folur për karrierën e tij si futbollist, që në nisje dhe deri te Legia e Warshavës ku luan aktualisht. Sulmuesi elbasanas i kombëtares tregoi se synon një tjetër Europian më Shqipërinë, ndërsa tha se preference e tij është që të luajë në Serinë A.

Karriera: E kam nisur që në moshën 7-vjeçare dhe ka qenë babai im, trajneri im i parë dhe ai që më shtynte të bëhesha futbollist. Kam luajtur me Turbinën dhe më pas me Gramozin, kur isha vetëm 18 vjeç dhe nuk isha mësuar larg familjes, për t’u kthyer te Elbasani më vonë. Pastaj, ndonëse shumë i ri, u largova në Itali, te Chievo, ku qëndrova shumë pak dhe u transferova te Lugano. Aty kam kaluar periudhën më të bukur të karrierës time si futbollist.

Legia: Te Legia erdha këtë verë, sepse bëhet fjalë për një skuadër me mjaft histori. Nuk e nisëm mirë sezonin, pasi u eliminuam edhe nga kompeticionet europiane, por tani jemi rikthyer në rrugën e duhur. Ndonëse nuk po luaj aq sa dua, jam i gatshëm dhe jam munduar të jap kontributin tim, sa herë që kam zbritur në fushë.

Kombëtarja: Është një ëndërr e bërë realitet. Ndihem mjaft i lumtur që kemi arritur të kënaqim njerëzit me pjesëmarrjen në Europian. Me De Biasin kaluam një periudhë të artë, ndërsa edhe tani me Panuccin jemi në rrugën e duhur. Duam të shkojmë sërish në Europian dhe të bëjmë të lumtur të gjithë shqiptarët.

E ardhmja: Për momentin jam shumë mirë te Legia dhe po punoj për të luajtur akoma më shumë. Ëndrra ime është që të luaj në Serinë A, kjo pasi jam i lidhur me Italinë dhe kam kaluar një periudhë mjaft të bukur, në pjesën italisht-folëse të Zvicrës, Lugano.

Futbollisti më i mirë: Mua më pëlqen shumë Zlatan Ibrahimoviç, por Cristiano Ronaldo është më i miri në botë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...