Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sadiku: Ëndërroja rikthim me gol dhe fitore, duhet të shfrytëzojmë rastet

Intervista e sulmuesit Armando Sadiku, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.

Pse skuadra çaloi në sulm?
E nisëm mirë ndeshjen dhe patëm 2-3 raste, që nuk i shfrytëzuam. Ne jemi Kombëtare e vogël dhe nuk mund të kemi luksin të shpërdorojmë 2-3 raste. Më pas u ndëshkuam dhe kundërshtari ia doli të menaxhojë mirë lojën.

Ju kishte munguar shumë kombëtarja. A e kishit menduar një rikthim me humbje?
Jo, e kisha menduar rikthim me fitore dhe me gol të shënuar. Mezi prisja të rikthehem dhe doja shumë të shënoja dhe të festoja.

U aktivizuat në momentin kur loja ishte thuajse e fikur. Sa e vështirë ishte për ta rindezur?
Ishte shumë e vështirë, pasi kur u futa në fushë, turqit e menaxhonin mjaft mirë lojën, duke ulur ritmin. Kjo bëri që të humbnim besimin dhe të mos reagonim dot.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...