Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sadiku: Islanda e fortë por me Rejan bëjmë rezultat, në verë rikthehem te Levante!

Armando Sadiku dhe Ardian Ismajli ishin dy lojtarët e përzgjedhur nga trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja për të dalë në konferencën e rradhës për shtyp të kuqezinjëve të cilët janë të grumbulluar në kompleks Tropikal në Durrës. Sadiku foli për shumë tema, duke u ndalur te trajneri i ri, tek forma e tij aktuale dhe tek e ardhmja në nivel klubesh.

Risitë e trajnerit Reja?

“Trajneri ka punuar në stërvitje skemën që duhet praktikuar ndaj Islandës, 3-5-2. Ishte stërvitje intensive. Duket që i pëlqen të qëndrojë në fushë dhe t’i japë këshilla çdo futbollisti në çdo rol dhe i pëlqejnë edhe opinionet tona. Kjo është pozitive për ne”.

Sa gati e ndjen veten dhe a do të luash titullar?

Fatmirësisht kemi shumë kohë deri ditën e ndeshjes së parë me Islandën. Gjithësecili duhet ta përgatisë veten deri ditën e ndeshjes. Kjo është pozitive. Sa i përket titullar, dje ishte dita e parë, sot e dyta. Akoma nuk e di, trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij.

Varësi nga golat tuaj: a ka ardhur momenti të shënoni gola të rëndësishëm?Gjithmonë jam munduar të jap më të mirën: si në klub, ashtu edhe në kombëtare. Siç shënova në Andorra, edhe pse nuk isha në formën optimale. Luajta dhe shënova. Gjithmonë përpiqem të shënoj. Dua të jem deçiziv siç kam qenë edhe më përpara.Pse pas Europianit, Shqipëria hasi vështirësi, sidomos në grup. Çfarë ndodhi?

Ndryshim brezi, nga Franca ka pasur prurje të reja. Të gjithë e dimë që shumica e lojtarëve kishte probleme në klubet përkatëse. Gjysma e skuadrës nuk ka luajtur, ndaj ndikon në ndeshje. Me Panuccin, ky ishte problemi. Me rregullat që kishte ai, në fillim nuk krijuam raport shumë të mirë. Por, besoj që forca më e madhe ka qenë grupi. Duhet të përmirësojmë këtë gjë, për t’u bërë si në Europian, me De Biazin. Atmosfera tani, me trajnerin Reja, është shumë e mirë. Besoj se do të rigjejmë grupin që kishim më parë.

 

Islanda, si ju duket?

Ekip që luan mirë në lojën në ajër. Vetë rezultatet flasin: ka shkuar në Europian dhe Botëror. Kanë eksperiencë tashmë. Njëherë kam luajtur ndaj tyre. Duhet të harrojmë ato dy ndeshje që kemi luajtur ndaj tyre, duhet të fokusohemi te kjo. Atmosfera është ndryshe dhe e mirë, ndaj duhet të përgatitemi.

Atmosfera ka ndryshuar nga Panucci te Reja. Do t’iu ndihmojë?

Sigurisht, shumë! Ndihem më mirë kur jam i lirë. Kjo ka qenë forca jonë, të flisnim me njëri-tjetrin dhe të krijojmë grupin. Ambjenti që ka krijuar trajneri është pozitiv.

 

Si po e përgatit trajneri këtë ndeshje të rradhës, edhe nga ana taktike dhe psikologjke?

Gjëja që  më pëlqeu më shumë te trajneri ka të bëjë me komunikimim. Ai ka bërë që çdo futbollist të ndihet i rëndësishëm. Kur ai të vjen dhe të flet, duke të dhënë besim, të bën të mendosh se do të luash. Ai po mundohet të mbajë grupin të motivuar në 100%. Mundohet t’i japë idetë e skemës së tij 3-5-2. Duhet ta praktikojmë mirë dhe ndaj Islandës duhet të marrim pikët maksimale.

 

E ardhmja juaj?

Kam dy vjet ende me Levanten në kontratë. Isha në huazim te Lugano sepse vija nga një dëmtim i rëndësishëm. Për fat e përfundova me sukses te Lugano, pasi shkuam në Europa League. Tani në korrik kthehem te Levante dhe do të nis grumbullimin atje.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...