Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sadiku optimist: Por… vendos trajneri

Pak pas mesdites së të enjtes Armando sadiku u shfaq në sallën e konferencave dhe natyrshëm pyetja e parë kishte të bënte me mundësinë për të qenë i disponueshëm ndaj Lihtenshtejnit. Edhe pse u përpoq të transmetonte optimizëm, Sadiku u shfaq i rezervuar dhe la të kuptohet se gjithcka do të vendoset nga trajneri.

“Këto ditë nuk kam dalë në stërvitje, por deri të shtunën besoj se do të jem i gatshëm për trajnerin, gjithsesi do ta bisedoj me të. Do të shikoj të shtunën si do të ndihem, do ta vendosim të gjithë bashkë.”

Me Liridon Latifin të përmendur si zëvendësues i mundshëm, Sadiku vlerësoi potencialin e ish futbollistit të Skënderbeut.

“Unë mundohem të japë më të mirën time. Sulmuesi këtë detyrë ka, se sa do t’ia arrijë nuk e di. Cdo ndeshje për mua është si finale. Dëshira ime është te realizoj sa më shumë gola.Nuk kam folur me trajnerin se kush mund te jetë zëvëndesuesi im. Është detyra trajnerit. Latifi mendoj që po,  mund te jetë një opsion, i  ka treguar vlerat e tij  edhe në ndeshje të rëndësishme si ato në Europa League.”

Nuk ka vend për nënvlerësim në sfidën e shtëpisë me Lihtenshtejnin. Fitorja me këtë kundërshar, sipas Sadikut është detyrim para transfertës delikate me Maqedoninë.

“Mendoj që në ditët e sotme nuk ka skuadra të vogla, një gjë e tillë u pa ndaj Luksemburgut, e morëm lehtë dhe humbëm. Tre pikët në këtë takim janë të rëndësishme për të shkuar me moralin lart në Maqedoni.”

Ndaj Maqedoninë do të luhet sfida që do të përcaktojë pozicionin e Shqipërisë në Grupin G eliminator. Sadiku beson te forca e grupit të kuqezinjve, edhe pse ambienti në stadiumin e Strumicës nuk do të jetë aspak miqësor.

“Na dërguan në një stadium të vogël për shkak të frikës se mos mbushej me shqiptarë. Sidoqoftë ne do të shkojmë atje me kokën lartë për të marrë tre pikë. Alisoki e pranon që jemi një skuadër më e fortë se ta. Me Maqedonin në Shkodër shënuam shpejt. Një gabim i yoni solli barazimin, por gjatë gjithë kohës kishim konrtollin. Nuk jemi më të fortë se ata, pasi janë një skaudër që element cilësorë, por unë besoj te grupi.”

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...