Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sadiku kthehet te goli në Kupën e Polonisë

Armando Sadiku i është përgjigjur sipas mënyrës së tij kritikave pas eliminimit të Legias së Varshavës në turet kualifikues të Championsit. Me atë që di të bëjë më mirë: golat. Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën në fitoren 4-1 që skuadra e tij regjistroi përballë Visla Pulavit, skuadër e kategorisë së dytë, në Kupën e Polonisë.

Sadiku u aktivizua në minutën e 65-të nga stoli, ndërsa Legia po fitonte me rezultatin e pastër 3-0. Vendasit arritën të shënonin golin e nderit në fundin e kohës së rregullt, ndërsa në minutën e parë të shtesës kuqeziu vulosi rezultatin përfundimtar. Depërtim nga e majta në zonë, driblim mes disa mbrojtësve dhe e djathtë potente, me topin që u ndal vetëm nga rrjeta.

Ky ishte goli i tretë i Armando Sadikut me Legian e Varshavës, në shtatë ndeshje të luajtura prej transferimit në merkaton e verës. Më parë 26-vjeçari kishte realizuar në debutimin në Ekstraklasan polake dhe një duelin e parë kualifikues në Champions ndaj Astanës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...