Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Alarm kuqezi, Sadiku mungoi në stërvitje

Armando Sadiku ka munguar në seancën stërvitore të paradites. Lajm që padyshim shkakton alarm edhe pse nga stafi i Kombëtares bëjnë fjalë për një gjendje të thjeshtë gripale e cila pritet të mos kushtëzojë prezencën e elbasanasit për ndeshjen e së shtunës me Lihtenshtjenin. Gjithsesi kur bëhet fjalë për një ndër lojtarët kryesorë të Kombëtares dhe qendërsulmuesin e vetëm puro i cili ndodhet në grumbullim pas lënies jashtë të Cikalleshit natyrisht që lajmi krijon shqetësim, të shoqëruar me shpresën që Sadiku të jetë gati sa më shpejt. Për sa i përket pjesës tjetër në seancën e fundit me grupin kuqezi është bashkuar dhe Jahmir Hyka, me trajnerin Panucci që ka nisur përgatitjet me kontigjentin që ka patur në dispozicion për Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Pas provave të para taktike të nisura që të martën, edhe seanca e paradites sot ka patur më së shumti krakater taktik, Panuci është një dishepull i disiplines së hekurt jo vetëm jashtë fushe por edhe në planin taktik, me trajnerin që i duhet të kristalizojë në këto ditë të mbetura formacionin për anti-Lihtenshtejnin ose të paktën të zgjidhë balotazhet apo dyshimet që mund të ketë për role të caktuara  në fushë.

Stërvitje, por edhe analizë e mbi të gjitha komunikim, për një trajner të ri është e rëndësisë maksimale që t’i transmetojë sa më shpejt grupit idetë e tij dhe atë se cfarë kërkon prej gjithsejcilit në fushën e lojës. Për këtë arsye gjithcka ka nisur me një diskutim me gjithë grupin e lojtarëve, ku trajneri italian pasi është analizuar seanca e djeshme ju ka evidentuar lojtarëve aspeket ku duhet të përmirësohen, ndërkohë që është shfaqur i kënaqur për sa i përket impenjimit të futbollistëve në seancat stërvitore. Një fjalim i shkurtër ku natyrisht kryefjala ka qenë sfida e radhës me Lihtenshtejnin, edhe pse një ekip në letër modest, trajneri ju ka kërkuar lojtarëve që këtë të shtunë të japin maksimumin këtë të shtunë përballë skuadrës së principatës. Kamerat prezente për 15 minuta dhe më pas, gjithcka për sa i përket skemave taktike larg syve të publikut, para një sfide që duhet fituar me cdo kusht, trajneri preferon të ruajë sekretet e tij për efektin surprizë.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...