Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sadiku në “Zona Gol”: Viti 2018 mos ardhtë kurrë më!

Armando Sadiku ishte i ftuar në një lidhje direkte me “Zona Gol”, ku foli për transferimin e tij te Lugano, pas një një aventurë te Levante që rezultoi e pafat për 28-vjeçarin.

“Vija nga një dëmtim i gjatë, Lugano ishte prej rreth 1 muaji në bisedime me klubin e Levantes. Duke pasur një dëmtim të rëndë, koha e rifillimit të kampionatit në shkurt ishte e përshtatshme për mua, ndaj preferova Luganon edhe se njoh mirë dhe jam ndier si në shtëpinë time. Do të jetë çdo gjë e mirë për të ardhmen time, për t’u kthyer në nivelin ku isha para dëmtimit.

Viti 2018, ters: Mamaja ime kur festuam Vitin e Ri tha: “mos ardhtë më ky 2018”. Ka qenë me shumë dëmtime, sa shkova te Levante pata dëmtim, theva hundën, pastaj vrava gjurin e tani shpresoj që në këtë 2019 të kthehem të shënoj gola te Lugano dhe në mars të jem i gatshëm në gjendje fizike për kombëtaren që të nisim mbarë këto eliminatore.

Përvoja e fituar: Jam rritur shumë, kam eksperiencë se e kam kaluar këtë dëmtim. Te Levante më thoshin që është e pamundur që të kthehesha për 4 muaj e gjysmë në stërvitje të plotë me grupin. Këtu te Lugano do të filloj të luaj për të kapur formën, si duhet”.

Kthimi te Levante: Kam kontratë edhe dy vite me Levanten, kam ardhur në huazim për 6 muaj, që të luaj. Kisha oferta nga Liga 2 në Spanjë, nga Turqia, por duke parë që këto dy kampionate janë në vazhdim, për momentin nuk jam në 100%. Ishte Lugano zgjedhja më e mirë që mund të bëja tani, pastaj do të kthehem përsëri te Levante.

Kombëtarja: Ne jemi ekip i vogël, krijojmë 2-3 raste në ndeshje. Unë kam pasur fatin që kam shënuar në çdo rast. Nuk është e lehtë të luash me këto mungesa që kemi pasur ne. Por ne si kombëtare gjithsesi nuk kemi qenë mirë, gjithë lojtarët nuk u aktivizuan me ekipet e tyre, patëm rënie. Shpresojmë që në 2019-ën të kthehemi në nivelin ku ishim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...