Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sadiku nis rikuperimin me një premtim!

Pas operiacionit që kreu Armando Sadiku ka nisur fazën e rehabilitimit për t’u rikuperuar nga dëmtimi që do ta mbajë rreth 6 muaj jashtë fushave të futbollit, me sulmuesin kuqezi që do të humbasë jo vetëm fazën e parë të La Ligas por edhe ndeshjet me Shqipërinë në Ligën e Kombeve turneun më të ri që do të startojë në shtator në nivel përfaqësuesesesh. Me dëmtimin që pësoi në gju në miqësoren mes Levantes dhe holandezëve të Herenveen, Sadiku humbi edhe mundësinë për t’u transferuar në një tjetër kampionat gjatë kësaj vere. Megjithatë sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk dorëzohet dhe me një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka premtuar të gjithë fansat e tij se do të rikthehet në fushë më i fortë se kurrë.

“Diçka e papritur më ndodhi ! Por, falë ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacionit ! E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës. Por kush më njeh e di mirë që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë.Fjalët nuk më pëlqejnë shumë, por do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbër! Faleminderit te gjithëve për sms inkurajuese që më keni dërguar. Ju përshëndes Armando”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...