Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sadiku: Sot isha pa fat, golat për Italinë

Sadiku u aktivizua në pjesën e dytë dhe arriti të godiste edhe shtyllën e portës së Spanjës, por ishte i pafat për të gjetur rrjetën në këtë transfertë të vështirë për kombëtaren tonë. Pas takimit, sulmuesi kuqezi u shpreh se ishte në një kondicion të mirë fizik dhe kishte shumë dëshirë të shënonte, por ishte i pafat. Gjithsesi, sulmuesi elbasanas, që luan për Legia Varshava, thotë se shpreson që golat të vijnë në takimin me Italinë.

“Isha mirë dhe i gatshëm, por u futa në pjesën e dytë. Isha i pafat, mund të kisha shënuar dhe mund t’i jepnim më shumë ngjyra lojës, por shpresoj që golat të vijnë me Italinë. Kemi provuar gjatë gjithë ditëve skemën me të cilën luajtëm sot, ndërsa në pjesën e dytë arritëm të luajmë më mirë”, tha Sadiku pas ndeshjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...