Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Safet Gjici: Fituam para me Gurin, por humbëm një sulmues cilësor

Sindrit Guri, sulmuesi 1 milion euro, një shifër që për futbollin ndërkombëtar mund të ngjajë deri diku edhe qesharake, por për futbollit shqiptar dhe atë ballkanas konsiderohet më se e konsiderueshme. Kukësi këtë të martë mundi të mbyllte marrëveshjen me Oostenden, meritë ka futbollisti për cilësitë që ka shafqur, por edhe klubi që ka ditur ta menaxhojë talentin e tij. Në një intervistë ekskluzive për Supersport, vetëm pak orë pas mbylljes së marrëveshjes, Presidenti Safet Gjici foli për transferimim më të bujshëm të një futbollisti shqiptar nga Superiorja, duke e pranuar se mungesa e 24-vjeçarit do të ndihet në të ardhmen.

“Kemi bërë një transfertë të mira, por nga ana tjetër nga klubi është larguar një lojtar shumë cilësor. Sulmues të tillë është e vështirë t’i gjesh. Do ta kemi të vështirë ta zëvendësojmë Gurin, por trajneri Pakult dhe drejtori Nexhipi kanë disa alternativa. Në radhë të parë ne do të bëjmë futboll, por nuk duhet harruar që ky është edhe biznes, sepse kemi vite e vite që investojmë në futboll….”

Do të kemi ndryshime në stafin administrativ, sepse në këtë drejtim kemi pasur mangësi, ka qenë një e metë e jona. Tani jemi futur në treg. Modeli është Skënderbeu, që është një klub shumë i organizuar. Edhe ne duam të kemi një staf të mirorganizuar. Do të kemi ndryshime të mëdha, është larguar menaxheri Naim Halili. Të jesh kaq korrekt dhe të mos kesh rezultate… Kjo gjë na ka penguar më parë. Menaxherët nuk u janë përgjigjur investimeve të mia. Nuk janë marrë me punë menaxheriale, por me gjëra që nuk u takonin. Mendoj se trajneri Pakult dhe drejtori sportiv Nexhipi janë çelësi i suksesit

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...