Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Sahiti mesazh dy futbollistëve: Kosova i fton prej 4 vitesh, duhet të ndajnë mendjen

Drejtori i kombëtares së Kosovës Muharrem Sahiti ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë” mbrëmjen e të dielës, ku foli edhe për shortin e eliminatoreve të Euro 2024-ës, me “Dardanët” që janë në grupin I dhe do të ketë përballë Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Sahiti fillimisht diskutoi lidhur me qëllimet e Kosovës për këtë grup, duke thënë se është optimist për mundësitë e Kosovës.

“Asnjë grup nuk është i lehtë, por ne dëshiruam qe t’i iknim grupit B dhe C, dhe e arritëm qëllimin. Ne mund të pretendojmë pasi tashmë nuk kemi mungesë të përvojës. Është momenti që ne të pretendojmë kualifimin”, tha Sahiti.

Temë disktutimi ishin edhe ftesat për lojtarët të cilët ende nuk kanë dhënë një përgjigje nëse duan të luajnë për Kosovën dhe dy prej tyre janë Elvis Rexhbecaj dhe Mërgim Berisha. I pyetur se nëse do të ketë ftesë të radhës, Sahiti kishte fjalë të forta dhe direkte.

“Prej katër vitesh i kemi ftuar të luajnë për kombëtaren tonë, ne shpesh nuk i bëjmë publike vizitat të cilat i realizojmë për shkak të procesit në mënyrë që të mos e dëmtojmë, por mjaft kemi pritur”, sqaroi Sahiti.

Ai gjithashtu u ndal dhe krahasoi kohën e luftës në Kosovë me kohën aktuale duke thënë se lojtarët gjatë asaj kohe nuk kishte nevojë për t’i ftuar që të luajnë për Kosovën.

“Atëherë ata vinin vetë për të luajtur, nuk ishte nevoja për thirrje, ne sot po i ftojmë që të luajnë futboll jo për të luftuar, nuk u hidhërohemi edhe nëse na refuzojnë”, qartësoi Sahiti .
Në fund për këtë temë ai tha se kombëtarja nuk është sikur klubet dhe se nuk ka kushte lidhur me kontratat apo paratë.

“Kjo është Kosova dhe duhet të vijnë dhe të luajnë për ne. Nuk është si tek klubet ku prioritet janë çështjet financiare dhe kontratat”, deklaroi ai.
 
Për fund Sahiti tregoi se në cilat pozita vecanërisht po kërkon lojtarë dhe gjithashtu tha se mirëpret cdo lojtar kualitativ.

“Po punohet në drejtimin e gjetjes së një mesfushori si dhe sulmuesi, por ne mirëpresim cdo lojtarë që ka talent dhe kualitet në secilin repart”, përmbylli Sahiti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...