Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Sainz niset i pari në Belgjikë, Verstappen e Leclerc gati për spektakël

Carlos Sainz do të niset i pari në Çmimin e Madh të Belgjikës. Formula 1 u rikthye këtë fundjavë, me provat zyrtare të zhvilluara pasditen e sotme, të cilat ofruan jo pak surpriza.

Kështu kohën më të mirë në pistë e vendosi kampioni në fuqi Max Verstappen, megjithatë për shkak të ndryshimit të paketës së shpejtësisë, do të niset i 15-i, duke i dhënë mundësinë e kryesimit në start, Carlos Sainzit, i cili vendosi kohën e dytë më të mirë.

Në krah të pilotit të Ferrarit do të niset Sergio Perez i Red Bull, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt do të nisen Alonso dhe Hamilton. Vetëm vendi i 16 për Charles Leclerc, që vendosi kohën e katërt më të shpejtë, por ndryshoi centralinën dhe u penalizua.

Plot 6 pilotë bënë ndryshime në makina këtë fundjavë dhe u penalizuan në start, ndaj gara e të dielës pritet të jetë mjaft emocionuese, veçanërisht me Verstappen e Leclerc që do të nisen në radhën e tretë nga fundi dhe do të synojnë të afrohen sa më shpejt më kreun.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...