Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sala përcillet në banesën e fundit, Cardiff kërkon ulje çmimi!

Emiliano Sala përcillet në banesën e fundit. Të shtunën rreth 3000 persona ishte në funeralin e sulmuesit argjentinas i cili u varros në Argjentinë në provincën e Santa Fe mes lotëve të familjarëve dhe miqëve të tij. Sala u nda tragjikisht nga jeta më 21 janar rreth një muaj më parë pasi aksidenti ajror në kanalin e La Mansh. Në përcjelljen që iu bë lojtarit në banesën e fundit ishin të pranishëm edhe trajneri i Cardiff City Neil Warnock me menaxheri i klubit Ken Choo. Ndërkohë nga lajmet e fundit që publikojnë mediat drejtuesit e klubit uellsian që luan në Premier League u kanë kërkuar një skonto homologëve të Nantes pasi sipas tyre 17 milionë euro janë të ekzagjeruara për kartonin e Salas, pasi nuk ka patur klube të tjera të interesuara për 28-vjeçarin dhe lajmet për interesin e disa skuadrave të tjera në ishull kanë qenë trillime të menaxherit Willie McKay për t’i rritur vlerën, mbetet për tu parë se cila do të jetë përgjigja e Nantes që nëse nuk paguhet është gati ta çojë çështjen Sala në FIFA.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...