Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Salah, arsyeja pse refuzoi milionat e Arabisë merr përgjigje në Harvard!

Kujt i duhen paratë e Arabisë Saudite? Pasanikët e rinj të futbollit një muaj më parë ishin gati të bënin gjithçka për të marrë Mohamed Salah. 200 milionë euro për Liverpool, po kaq për pagën e tij vjetore për 3 sezone, më shumë se sa Cristiano Ronaldo apo Benzema, xhevahirët e kurorës së kampionatit saudit.

Shifra të një universi tjetër, ofertë e parezistueshme për këdo, por jo për Salah që me sa duket nuk ka nevojë, pasi fiton të paktën 1 milionë euro në javë. Salah përfiton mes 54 dhe 62 milionë eurove në vit, siç deklaroi agjenti i tij në Harvard Business School në një studim për rinovimin e kontratës së egjiptianit me Liverpool në 2022.

Kontrata e firmosur në fund të gushtit të 2022 është baza e përfitimeve të Salah. Ka një pagë bazë prej 11.7 milionë eurosh në vit deri në 2025 si dhe një pjesë tjetër që varion me bonuse që lidhen me paraqitjet pjesë kjo e studimit të Harvard Business School, ashtu si dhe kapitulli i komplikuar i të drejtave të imazhit.

Lexo edhe:

Paga që i derdh Liverpool, edhe pse është baza e gjithçkaje, është vetëm një pjesë e vogël e përfitimeve të Salah prej më shumë se një milionë eurosh në javë. Për të arritur te ajo shifër nuk peshon aq shumë madje edhe fakti që është lojtari më i famshëm i botës arabe, një arsye kjo pse e duan me kaq ngulm në Ligën Saudite.

Fakti që luan te Liverpool dhe që është ylli i një prej skuadrave më popullore në botë përkthehet në sponsora, në paraqitje në kompani që e duan Salah si imazhin perfekt. Në portofolin e tij ka kontrata veç të tjerash me Adidas, Bankën e Aleksandrisë, Pepsi, Guçi dhe brendin e pasurive të paluajtshme Mountain Vieë.

Sa më të suksesshëm të jenë të kuqtë, aq më shumë zgjerohet perandoria e Salah, që në këtë mënyrë nuk ka nevojë për paratë e sauditëve.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...