Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Salah-Messi, çfarë dueli për Këpucën e Artë!

Falë golit të shënuar ndaj Bournemouthit këtë fundjavë, “ylli” i Liverpoolit Mohamed Salah bën hapa prej vigani në garën për trofeun e Këpucës së Artë, duke lënë pas krahëve edhe Lionel Messin. I vetëm në majën e klasifikimit,  Salah ka nisur kështu fluturimin final drejt përvetësimit të këtij trofeu prestigjioz për sezonin 2017/18.

Në prag të vërshëllimës së fundit në kampionatet europaine për këtë sezon, dueli më i ashpër projektohet të zhvillohet pikërisht mes argjentinasit Lionel Messi dhe atij që është pagëzur si “Messi i Egjiptit”, Mohamed Salah, ndërkohë që kryegolashënuesit e Serisë A dhe Bundesligës, Ciro Immobile dhe Robert Lewandowski, janë në gatishmëri për t’u integruar në këtë betejë.

“Faraoni” i Liverpoolit, që në gjysmëfinalet e UEFA Champions League do të përballet me ish-skuadrën e tij, Romën, ndiqet këmba- këmbës nga legjenda e gjallë Lionel Messi. Falë golit të shënuar prej tij në fitoren 3-0 të “The Reds” ndaj Bournemouth, tashmë është ngjitur në kuotën e 60 pikëve, duke pushtuar i vetëm kryesimin e klasifikimit.

Në vend të tretë, me 54 pikë, renditet Robert Lewandowski i Bayern Mynih, pas tij ndodhet Ciro Immobile i Lazios. Më pas vijnë Edinson Cavani i Paris Saint-Germain dhe Harry Kane i Tottenhamit, që në fundjavë lanë parakaluan Jonas të Benficas, që tashmë numëron vetëm 49,5 pikë.

Top dhjetëshja e më të mirëve mbyllet me Mauro Icardin e Interit, i teti në klasifikim me 48 pikë, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo dhe Luis Suárez me nga 46 pikë.

Renditja e golashënuesve:

1) 60: Mohamed Salah (Liverpool, 30 gola x 2)
2) 58: Lionel Messi (Barcelona, 29 gola x 2)
3) 54: Ciro Immobile (Lazio, 27 gola x 2)
3) 54: Robert Lewandowski (Bayern, 27 gola x 2)
5) 50: Harry Kane (Tottenham, 25 gola x 2)
5) 50: Edinson Cavani (Paris Saint-Germain, 25 gola x 2)
7) 49,5: Jonas (Benfica, 33 gola x 1.5)
8) 48: Mauro Icardi (Inter, 24 gol x 2)
9) 46: Cristiano Ronaldo (Real Madrid, 23 gola x 2)
9) 46: Luis Suárez (Barcelona, 23 goal x 2)

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...