Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Salah në listën e Leonardos, mund të zëvendësojë Mbappe-në te PSG

Ndërsa PSG pret një përgjigje nga Kylian Mbappe, nëse do të pranojë ofertën e klubit për të zgjatur kontratën pas vitit 2022, apo do të lërë gjigantët e Ligue 1 këtë verë, drejtori sportiv Leonardo ka bërë gati një listë me zëvendësuesit e mundshëm të tij, ku përfshihet edhe sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah.

Është ky lajmi që raporton nga burime të brendshme të klubit, rrjeti prestigjioz ESPN. 28-vjeçari Salah ka edhe 2 vite kontratë me “të kuqtë”, dhe ka shënuar 21 gola, duke dhënë edhe 4 asiste në 33 ndeshje të Premier League këtë sezon.

Gjithsesi pasi ka qëndruar në “Anfield Road” prej 4 vjetësh, PSG shpreson se futbollisti i kombëtares të Egjiptit është i hapur për në nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, veçanërisht nëse Liverpool dështon në misionin për t’u kualifikuar në Champions Leaguen e vitit të ardhshëm.

Salah i cili u mor për shumën e 42 milionë eurove nga Roma në verën e 2017 dhe që nga ajo kohë është përmirësuar jashtëzakonisht nën drejtimin e Jurgen Klopp, së fundmi ka deklaruar se klubi nuk i ka ofruar një zgjatje të kontratës.

Gjithsesi Klopp gjithashtu më parë ka bërë të ditur se nuk dëshiron që asnjë nga 3 lojtarët e sulmit, Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino të largohen në verë. Edhe pse dihet botërisht që trajneri i ri i Parizienëve, Mauricio Pochetino është një admirues i madh i Salah, duket e pamundur që Liverpooli të marrë në konsideratë një ofertë nën 80 milionë euro për të.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...