Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Salah në merkato? Egjiptiani në mbështetje të femrave myslimane!

Të gjithë duan Mohamed Salah. Zërat se mes sulmuesit të Liverpoolit dhe trajnerit Jurgen Klopp ka patur një përplasje, kanë bërë që Reali i Madridit por edhe Juventus të shpresojnë se mund të sigurojnë shërbimet e yllit të The Reds. Gjithsesi këto janë diskutime që mund të marrin drejtim vetëm me ardhjen e merkatos verore, por deri në mbërrijten e ketij momenti, revista amerikane Times e ka përfishorë sulmuesin në listën e 100 personave më me influence në sport sëbashku me emra të tjerë si Tiger Woods, Lebron James. Në intervistën e dhënë për revistën Times, Salah është shfaqur në mbështetje të femrave myslimane. Sipas tij, situata ka njohur një lloj përmisimi por njëkohësisht nevojiten ende shumë për tu bërë rreth së drejtave që u takojnë. Salah shprehet se nevojiten ndryshime për mënyrën sesi femrat myslimane trajtohen në kulturën e tyre. Salah në vitin 2017 dhe 2018 është shpallur lojtari afrikan i vitit dhe futbollisti më i mirë në Premier League  për sezonin 2017-18. Salah është i pari egjiptian që përfshihet në një listë të tillë që mbështet hapur femrat e komunitetit myslimian, teksa ajo çka e bën atë akoma edhe më madhështor është thjeshtësia në fushë dhe jeta normale pavarësisht se vëmendja rreth tij është maksimale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...