Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Salah “qetëson” Liverpoolin, gati rikthimi i Alisson dhe Shaqirit

Frymëmarrje çliruese në kampin e Liverpoolit pas lajmit se dëmtimi i Mohamed Salah në sfidën kundër Leicester City-t, të shtunën e kaluar, nuk është i rëndë. Sulmuesi egjiptian u detyrua të largohej para kohe nga fusha e blertë pas një përplasjeje me mesfushorin e “Dhelprave” Hamza Choudhury pak para se të mbyllej takimi në “Anflied”.

Për fatin e mirë të Liverpoolit, skanimet fillestare nuk tregojnë ndonjë dëmtim të rëndësishëm përtej përdredhjes së gjurit të majtë. E rëndësishme është që nuk ka ndonjë dëmtimit të ligamenteve.

Salah do të vazhdojë të monitorohet nga afër nga stafi mjekësor, por burimet e Liverpool më kanë thënë se mbetet në dyshim për ndeshjen e radhës të “The Reds”, kundër Manchester United, më 20 tetor.

“Faraoni” nuk do t’i bashkohet Egjiptit për ndeshjen miqësore kundër Botsvanas,

Lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në përfaqësueset e vendeve të tyre do të jepet pushim këtë javë, megjithëse të gjithë do të ndjekin programe të përshtatura posaçërisht gjatë pauzës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. Salah, natyrisht, do të ndiqet nga afër nga stafi mjekësor i klubit.

Pas pushimit, Klopp shpreson të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje sa i përket formacionit. Alisson Becker dhe Xherdan Shaqiri pritet t’a kalojnë dëmtimin në pulpë. Braziliani, i cili nuk që nga ndeshje kundër Norwich, në fillim të gushtit, u mendua se mund të aktivizohej ndaj Leicesterit, por stafi i Liverpoolit vendosi të mos rrezikonte.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...