Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Salernitana ngec në shtëpi, Torino triumfon në “Stadio Arechi”

Salernitana ngec në “Stadio Arechi” ndaj Torinos në takimin e javës së katërt, ndërsa ende nuk po mundet të provojë “shijen” e triumfit për këtë sezon të Serie A.

Sfida u mbyll me rezultatin 0-3, me miqtë që zhbllokuan takimin në minutën e 15’ me Buongiornon.

Lexoni edhe:

Ndërsa në minutën e 41’ Radonjic dyfishoi avantazhin e Torinos dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2.

Pavarësisht tentativave nga vendasit edhe në pjesën e dytë rrugën drejt rrjetës e gjetën po miqtë.

Radonjic realizoi golin e tretë për Torinon në minutën e 50’, megjithatë ai tentoi të gjente sërish golin në minutën e 58’, por ai gol anulua pas verifikimit në VAR për pozicion të parregullt.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-3, me Salernitanën që renditet në vend të 19-të me dy pikë, teksa Torino pozicionohet në vend të shtatë me shtatë pikë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaessen. Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’...

La Liga

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar....

Premier League

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) ka pranuar se vendimi për të anuluar golin e Luis Diaz në humbjen 2-1 të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...