Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Salernitana ngjitet në Serinë A, ja 6 skuadrat që do të luajnë në Play Off

Pas Empolit, që siguroi ngjitjen në Serinë A dy javë para fundit të sezonit, sot ka qenë radha e Salernitanës që të marrë një biletë për t’u përfaqësuar në elitën e futbollit Italian sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Salernos ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Pescarës dhe të mbyllë sezonin në vendin e dytë, që përkthehet në një vend direkt në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Vlen të theksohet se pjesë e Salernitanës është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, i cili ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon në Serinë B dhe ka gjetur edhe njëherë rrugën e rrjetës.

Monza, Lecce, Venezia, Cittadella, Brescia dhe Chievo janë 6 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën Play Off dhe vetëm njëra prej tyre do të marrë biletën e mbetur për t’u bërë pjesë e Serisë A edicionin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...