Bundesliga

Salihamidzic i del në mbrojtje Mane-s: I jepni kohë, është një nga lojtarët më të mirë në botë

Pas një fillimi të mirë të sezonit në Bundesliga me Bayern Munich në 3 javët e para, Sadio Mane kaloi në “thatësirë” golash.

Senegalezi duket se është duke kaluar një moment aspak të mirë te kampionët në fuqi të Gjermanisë, ndërsa në dy ndeshje në Champions League numëron zero gola me bavarezët.

Duke folur për senegalezin, drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic i doli në mbrojtje sulmuesit: “Sadio ka ende nevojë për kohë, ai duhet të mësohet me Bundesligën dhe gjithçka tjetër, por do të ketë sukses. Unë flas me të rregullisht, ai vetëm duhet të organizohet në mënyrë që të përshtatet. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe kjo do të na japë kënaqësi të madhe”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency