Bundesliga

Salihamidzic motivon skuadrën: Kush është Lewandowski?! Ju jeni Bayern

Bayern Munich ka bërë një super start të sezonit të ri të Bundesliga, ndërsa mundi Eintracht Frankfurt me rezultatin 1-6.

Gjithçka po funksionon më së miri në Bavari edhe pas largimit të Robert Lewandowskit, Salihamidzic, drejtori sportiv i ekipit, është shumë i gëzuar me ekipin. Sipas drejtorit sportiv largimi i Lewandowski është edhe një nxitje për lojtarët e tij që të ecin përpara.

 “Ne kemi shtatë ose tetë sulmues për tre ose katër pozicione. Ata nuk duhet të fshihen më pas Robert Lewandowskit, tani ata mund të marrin përgjegjësi, të shënojnë gola. Ideja ishte të krijonim konkurrencë dhe e kemi bërë”,-tha Salihamidzic për mediet gjermane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency