Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Salihamixhic: Refuzuam një ofertë joshëse për Pavard

Salihamixhic - Pavard
Salihamixhic - Pavard

Interi provoi deri në fund të gjejë një mbrojtës në merkaton e janarit, për t’i hapur udhë largimit të menjëhershëm të Milan Skriniar drejt PSG-së. Por në fund zikaltrit nuk ia dolën dhe vendosën të mbajnë sllovakun.

Benjamin Pavard ishte futbollisti i piketuar nga Giuseppe Marotta, por në fund Bayerni i Mynihut vendosi të refuzojë ofertën për francezin dhe të bllokojë dy operacione të merkatos.

Lexo edhe:

Këtë e pranoi edhe drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamixhic, në një rrëfim për “Bild”. Ai tregoi se në klub ka ardhur një ofertë joshëse për Pavard, por prioriteti u vu në aspektin sportiv.

“Në orët e fundit të merkatos patëm një ofertë shumë të rëndësishme ekonomike për Pavard. Megjithatë ne e konsiderojmë atë një lojtar të rëndësishëm dhe vendosëm t’i japim prioritet aspektit sportiv. Ndaj edhe e refuzuam ofertën”, deklaroi Salihamixhic.

Duket se drejtuesit e Bayernit vendosën të mos lëshojnë Pavard, pasi nuk donin një transferim të Skriniar te PSG-ja në janar. Kjo pasi bavarezët do të përballen pikërisht me francezët në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Në këtë mënyrë, bavarezët jo vetëm që mbajtën një mbrojtës në ekip edhe për 6 muajt e ardhshëm, por në të njëjtën kohë, nuk lejuan fuqizimin e kundërshtarit direkt në Champions.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...