Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Salihi: Kumbulla është i dëmtuar, ja pse zgjodhëm Veselin

Ndihmës trajneri i Edi Rejës dhe njëkohësisht ish bomber i Kombëtares Shqiptare, Hamdi Salihi ishte në një lidhje direkte me emisionin “Kuqezi” në Supersport, ku shpjegoi formacionin e përzgjedhur dhe foli për dëmtimin e Kumbullës.

Pse Veseli dhe jo Roshi?
Jemi munduar të mos ndërrojmë asnjë lojtar nga ndeshja e fundit ndaj Islandës, ku bëmë shumë mirë. Dëmtimi i Hysajt sigurisht që peshon, por vendosëm për Veselin, pasi na ofron më shumë garanci në prapavijë, ndërsa Roshi mund të bëjë diferencën edhe duke u nisur nga stoli. Gjithashtu në krahun e majtë kemi Lenjanin që shtyn shumë dhe nuk e kemi luksin të luajmë me të dy krahët që avancojnë.

Si është gjendja e Kumbullës?
Ai erdhi me një dëmtim në shpatull dhe është munduar të stërvitet me skuadrën, por nuk ia ka dalë, ndaj vendosëm ta lëmë pushim sot. Besoj që nga nesër do fillojë të stërvitet normalisht dhe të urojmë që do ketë mundësi të luajë ndaj Moldavisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...