Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Salihi: Menduam të freskojmë skuadrën, mund të bëheshin edhe më shumë ndërrime

Hamdi Salihi është një nga ndihmësit e trajnerit Edi Reja, ndërsa në prag të sfidës me Lituaninë dha një prononcim të shkurtër për Supersport, ku shpjegoi ndryshimet në formacion dhe vështirësitë e përgatitjes së ndeshjes.

Keni bërë nga një ndryshim për çdo repart…
Duke parë edhe gjendjen fizike të secilit lojtar, trajneri ka menduar të freskojë skuadrën. Ndoshta do të ishte mirë të zëvendësonim edhe më shumë, por nuk donim të prishnim fizionominë e ekipit. Kemi parasysh që këto ndeshje janë të vështira për t’u përgatitur, ndaj duhet të shmangim çdo pakujdesi.

Si është gjendja e ekipit?
Kjo është pjesa më e vështirë, pasi një pjesë e mirë e futbollistëve kanë ardhur këtu nga pushimet, duke qenë se nuk e kanë nisur ende kampionatin. Veçanërisht me futbollistët që luajtën në Bjellorusi, na është dashur të punojmë shumë për t’i rikuperuar edhe për sonte.

Përveç Laçit, a ka një plan edhe për aktivizimin e Brojës e Çepeles?
Jo nuk ka një plan konkret, pasi do të shohim si do rrjedhë ndeshja, por mund të them se të gjithë futbollistët që janë në pankinë, kanë mundësi të luajnë sonte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...