Kombëtare

Salihi për “Kuqezi”: Lojtarët vuajnë humbjen në Izrael, ja pse kemi bërë ndryshime

Ndihmësi i Edi Rejës, Hamdi Salihi foli për SuperSport, ku shpjegoi zgjedhjet e trajnerit për të përballuar Islandën dhe tha se të gjithë në kampin kuqezi kanë përjetuar keq humbjen në Izrael tri ditë më parë.

Pse kaq shumë ndryshime krahasuar me ndeshjen e kaluar?
E kemi thënë që në fillim të grumbullimit, që duam të shfrytëzojmë të gjithë lojtarët, për të marrë më të mirën. Disniveli mes lojtarëve është fare minimal, ndaj po mundohemi t’i alternojmë dhe t’u japim mundësi të gjithëve për të luajtur.

Bajrami pas sulmuesve është një sinjal që Shqipëria dëshiron të fitojë ndeshjen?
Ne të gjithë ndeshjet kemi luajtur për të fituar dhe para ndeshjes planifikojmë një skuadër të aftë për t’ia dalë, por jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas planit. Shpresoj që zgjedhjet e sotme të na rezultojnë pozitive.

Si ka qenë gjendja e skuadrës dhe pse janë lënë jashtë Broja e Asllani?
Skuadra ka ndjerë jo pak atë disfatë në Izrael, pasi ishim përgatitur për t’u rikthyer te fitorja dhe nuk na shkuan gjërat siç donim. Kombëtarja luan rrallë dhe shija e keqe e një humbjeje përjetohet më gjatë, ndryshe nga kampionati, ku luhet çdo tri ditë. Asllani e Broja nuk janë lënë jashtë, por janë në stol dhe do të përdoren në pjesën e dytë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency