Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Salihi: Rejës i pëlqeu një mesfushor i Superiores, ju tregoj pse nuk e grumbulloi

Ndihmësi i Edi Rejës në kombëtaren shqiptare, Hamdi Salihi foli për emisionin “Kuq e Zi” SuperSport rreth miqësores ndaj Armenisë. Ish-goleadori i njohur, preku disa tema, nisur nga formacioni titullar, dyshja sulmuese Skuka-Muçi dhe e ardhmja e trajnerit italian.

Nuk mungoi një koment për lojtarët e Superiores, me Salihin që zbuloi se Serxho Ujka, mesfushori i Laçit, ka dhënë një përshtypje pozitive tek ai dhe tekniku Reja, por ka një shkak pse nuk u grumbullua për miqësoret ndaj Italisë e Armenisë.

Pavarësisht se janë ndeshje miqësore, ne mundohemi t’i organizojmë si ndeshje zyrtare, mundohemi të fusim elementë të rinj për të parë se si shkrihen me ekipin. Më vjen mirë që ka lojtarë edhe nga kampionati shqiptar, në pjesën e dytë do të luajnë edhe të tjerë.

Skuka-Muçi? Pak e vështirë, pasi është hera e parë që luajnë bashkë. Lojtarët duhet të jenë të vëmendshëm nga dita e parë. Të dy janë lojtarë inteligjentë, shpresoj të luajnë në shërbim të njëri-tjetrit dhe në shërbim të ekipit.

Emër tjetër nga Superiorja? Po, ka të tjerë që janë paraqitur shumë mirë, por këta që janë këtu janë thirrur edhe në bazë të pozicioneve. Ka lojtarë si Ujka i Laçit, i cili i ka pëlqyer shumë trajnerit dhe mua, por kishim shumë mesfushorë, është repart ku kemi mbipopullim.

Bajrami-Asllani? Kanë luajtur edhe bashkë, ndaj Izraelit këtu, por këto janë zgjedhjet e trajnerit. Të dy janë lojtarë të rinj, kanë një rrugë të gjatë te kjo Kombëtare, do të luajnë shumë në të ardhmen. 

Bulku-Salihi gati për stolin nëse ikën Reja? Ne mundohemi të mësojmë dhe të rritemi nga dita në ditë, si në sport dhe në jetë. Kemi pasur një shans të jashtëzakonshëm për të punuar me një staf dhe trajner si Reja. Shpresojmë ta vazhdojmë punën së bashku, pasi kanë bërë një punë të mirë. Në sytë e mi duhet të vazhdojnë”, deklaroi Salihi.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...