Champions League

Salzburgu shumë i fortë për Shkëndijën, kuqezinjtë prekin eliminimin

Ashtu siç pritej, austriakët e Salzburgut rezultuan vërtetë shumë të fortë për Shkëndijën e Tetovës, që u mposht me rezultatin 3-0 në sfidën e parë të turit të tretë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Tre gola, dy prej të cilëve me penallti, e bënë kualifikimin për më tej thuajse të pamundur për kuqezinjtë, që gjithsesi duhet thënë se zhvilluan një lojë mjaft të mirë në “Red Bull Arena” të Salzburgut.

Gjithsesi eksperienca bëri diferencën dhe pikërisht nga mungesa e saj tetovarët u ndëshkuan që në minutën e 16’, kur Totre shkaktoi një penallti qesharake, që u shndërrua në gol nga sulmuesi kryesor i vendasve Dabbour.

Ishte pikërisht i njëjti lojtar, që një shtesën e pjesës së parë u lirua në zonë dhe dërgoi topin për herë të dytë në rrjetën e portës së skuadrës së drejtuar nga trajneri Qatip Osmani, ndërsa goli i tretë erdhi në pjesën e dytë, sërish me 11-metërsh.

Nga ana tjetër, Shkëndija tentoi të përballej si e barabartë me vendasit dhe pati një mundësi të mirë shënimi në pjesën e parë, por Ibraimi nuk arriti të shënojë, ndonëse u vu i vetëm me portierin vendas.

Duhet theksuar se 10 minutat e fundit vendasit i luajtën me 10 futbollistë, pasi Junuzoviç u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, por kjo nuk ndikoi më në rezultatin që ishte vendosur më herët.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në stadiumin “Filipi II” të Shkupit, por tani shanset që Shkëndija të vijojë aventurën në Champions League, janë thuajse minimale.

Vlen të përmendet se në rast eliminimi, kuqezinjtë e Tetovës do të vijojnë të luajnë në fazën Play Off të Ligës së Europës, ku do të përballet me fituesin e çiftit Cork City-Rosenborg dhe nëse ia del të kualifikohet, do të bëhet pjesë e grupeve të këtij kompeticioni.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top